Xhudistët e xhudistet e Kosovës synojnë medalje në Lojërat Mesdhetare

0%

Gjatë kësaj jave, sportistët e Kosovës po garojnë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke përfaqësuar vendin tonë në disiplina të ndryshme sportive. “Tani, radha i vjen sportit që i ka sjellë Kosovës sukseset më të mëdha në arenën ndërkombëtare, xhudos. Më 28 dhe 29 gusht, xhudistët tanë do të garojnë për medalje në Lojërat Mesdhetare në Tatanto, Itali.

Kosovën në xhudo do ta përfaqësojnë: Erza Muminoviq (-48 kg); atjona Kasapi (-52 kg); Flaka Loxha (-57 kg); Laura Fazliu (-63 kg); Akil Gjakova (-73 kg); Dardan Cena (-81 kg); Shpati Zekaj (-100 kg). Në këtë garë do të marrin pjesë 162 garues/e, 84 meshkruj dhe 78 femra nga 22 shtete pjesëmarrëse.

Ekipi i Kosovës do të udhëhiqet nga Kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi, ndërsa me delegacionin ka udhëtuar edhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, z. Agron Kuka.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu, pjesë e këtij udhëtimi janë edhe Zymer Zeka si sparing partner, Fatos Tabaku dhe Distria Krasniqi, në kuadër të përfaqësimit të tyre në bordin e Komitetit Olimpik të Kosovës:, ka njoftuar FXHK.

Burimi: Bota Sot