Përparim Rama viziton kompaninë “Pastrimi”, merr zotim se do të

0%

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar sot për një vizitë në Kompaninë Publike “Pastrimi”. I shoqëruar nga nënkryetarja Beisanë Musmurati dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, Rama ka folur me drejtuesit dhe punëtorët e ndërmarrjes për gjendjen aktuale dhe për gjërat që duhet të zgjidhen.

Sipas njoftimit të Kryeqytetit, nga kompania janë zotuar se do të ndërmarrin të gjithë hapat e mëtejmë për të përmirësuar situatën. Njoftimi: Çështjes së pastrimit po i japim zgjidhje përfundimisht. Sot, Kryetari i Kryeqytetit, z.

Përparim Rama, bashkë me nënkryetaren Besianë Musmurati dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, ishin në Ndërmarrjen Publike “Pastrimi”, për të diskutuar drejtpërdrejt me drejtuesit dhe punëtorët për gjendjen aktuale dhe zgjidhjet që na duhen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata u zotuan që bashkë do të ndërmarrin hapat e mëtejmë për ta përmirësuar menjëherë situatën, por edhe për të ndërtuar një zgjidhje të qëndrueshme për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave në Kryeqytet.

Burimi: Bota Sot