Manchester City ka pritur në fole Ayyoub Bouaddin. Mesfushori i ri maroken nis kështu një kapitull të ri në karrierën e tij, duke iu bashkuar skuadrës angleze.
Transferimi i Bouaddit shihet si një tjetër lëvizje e rëndësishme për të ardhmen e mesfushës së kampionëve anglezë. 22-vjeçari është konsideruar prej kohësh si një prej talenteve më premtues të futbollit evropian, ndërsa tashmë ai do të ketë mundësinë të zhvillohet nën drejtimin e stafit të Cityt.
“E ardhmja nuk pret radhën e saj.” , thuhet në postimin që shoqëron imazhet e para të Bouaddit me fanellën e re.
