Kurti për rrugën Shkup – Bllacë: Jemi dy shtete që kemi qarkullim të

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Maqedoni të Veriut, ku ka marrë pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Shkup – Bllacë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri maqedonas Hristijan Misckoski dhe zyrtarë të të dyja qeverive.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se kjo rrugë do të forcojë shumë më tepër lidhjen infrastrukturore në mes të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas tij, rëndësia e saj shkon përtej infrastrukturës. “Përveç se do të shkurtohet distanca, do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi për qytetarët dhe ekonomitë e dy vendeve.

Ne jemi dy shtete që kemi qarkullim të lartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit. Familjet, studentët, punëtorët, profesionistët dhe bizneset tona lëvizin çdo ditë në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Vetëm përmes pikës kufitare në Han të Elezit kalojnë rreth 54 mijë maune në vit, apo 150 maune në ditë” – tha ndër të tjera Kurti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përderisa Kurti ka shkuar në Maqedoni të Veriut, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë vazhduar edhe sot () aktivitetet para objektit të Qeverisë, duke kërkuar nga deputeti dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e tij.

Përfaqësues të dy partive thanë se Kurti duhet të marrë përgjegjësinë që i është dhënë përmes votës së qytetarëve. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se qëllimi i aktivitetit është t’ia rikujtojnë Kurtit se askush nuk është mbi Kushtetutën.

Aktivitetet e PDK-së dhe Aleancës para objektit të Qeverisë po zhvillohen në vazhdën e përpjekjeve të këtyre partive për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e institucioneve të reja. Aktivitet e tilla para ndërtesës së Qeverisë, Partia Demokratike e Kosovës i ka filluar nga 13 gushti i këtij viti.

Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të ka filluar më e më pas ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më.

Burimi: Kallxo