Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës janë mbledhur për të nëntën herë në sallën e Kuvendit të Kosovës për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Legjislaturës XI. Elmi Reçica nga PDK-ja ka përkujtuar nga foltorja e Kuvendit se seanca konstituive nuk mund të ndërpritet mbi 48 orë.
Ai ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokim të mbajtjes së kësaj seance. “Për të nëntën herë po vijnë në këtë sallë për të kërkuar diçka që në një shtet normal do të ishte detyrim, obligim. Rezultatet nuk i ka kontestuar askush. Rregullorja është e qartë se seanca konstituive përfundon vetëm me zgjedhjen e kryetarit e nënkryetareve dhe nuk mund të ndërpritet mbi 48 orë.
Albin Kurti është një skandal politik”, ka deklaruar Reçica. Ai ka shtruar pyetjet: Cili është dallimi para 20 viteve ku u përmbys çdo gjë dhe cili është dallimi i veprimeve që po i bënë Albin Kurti si kryeministër i jashtëligjshëm? Pastaj është përgjigjur: Nuk ka asnjë dallim… Kushtetuta nuk mund të respektohet vetëm atëherë kur ty të konvenon.
Demokracia testohet kur rregulli nuk të pëlqen”. Time Kadrijaj nga Aleanca e quajti shkelës të Kushtetutës, kryeministrin në detyrë Albin Kurti. “[Kurti] Është shkelës i Kushtetutës, është patriot me bateria. O patriot me bateria nuk mundesh me u fsheh pas flamurit. Qëllimshëm po rrënon sistemin. Respekto kushtetutën ”- tha ajo.
Në paraqitjen para mediave, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka njoftuar se do të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët mbajnë pozitat në Qeveri dhe janë deputetë njëkohësisht.
“Si PDK do të dorëzojmë kallëzim penal ndaj deputetit Albin Kurti dhe ndaj deputetëve të LVV-së që mbajnë pozitat e dyfishta të ministrave dhe deputetëve. Duke mbajt funksione të paligjshme janë shpërndarë mijëra euro dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Duhet ndërhyrja e prokurorisë”- tha Gruda. Ai shtoi se “moszbatimi i vendimeve të gjykatave përbënë vepër penale”.
“Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Supreme, si në rastin e ministrit Murati është vepër penale”- përkujtoj Gruda . Gjykata Supreme e Kosovës më kishte nxjerrë një aktgjykim duke e shpallur si të paligjshëm dhe duke e shfuqizuar udhëzimin administrativ për pajisjet elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë të hartuar nga Ministria e Financave.
“… gjykata vlerëson se ministri në detyrë përgjegjës për nënshkrimin e aktit nënligjor normativ të kontestuar i ka përfunduar mandati dhe përkatësisht ka qenë ministër në dorëheqje në momentin e nënshkrimit, përkatësisht publikimit të tij në Gazetën Zyrtare” – thuhej në aktgjykim. Deputeti Gruda tha sot me se nuk kanë asnjë negociatë që po zhvillohet me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk kemi asnjë negociatë me LVV nuk na intereson çfarë bënë LVV dialogu mes ne ka dështuar për shkak të Albin Kurtit”- tha ai. Burim Ramadani nga Aleanca tha se kjo parti tashmë ka dorëzuar kallëzim penal. “Sot është dita e 18 e bllokadës së re pas qindra ditëve të bllokadave.
Janë dy elemente të rëndësishme, e para ka mungesë të vetëdijes kombëtare dhe e dyta është shkelja e ligjeve në zinxhir. Aleanca dorëzoi kallëzim penal për shkeljet ligjore sepse nuk kanë mandat nga parlamenti me marrë vendime në emër të popullit të Kosovës”- tha ai. Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të ka filluar më e më pas ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më.
PDK në vazhdimësi i ka dërguar letra edhe kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari për të vazhduar seancën por që ai ka refuzuar pa pasur një marrëveshje politike mes partive, marrëveshje që zgjidh edhe çështjen e presidentit.
Në aktgjykimin e , gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.
Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më , Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë.
