Policia e Beratit ka arrestuar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Blutë bëjnë me dije se ndaj të riut të identifikuar me inicialet B. Ç., banues në Durrës, gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ky shtetas dyshohet se, më datë , në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.
K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë. 35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.