Tensionet mes Atletico Madrid dhe Julian Alvarez kanë arritur kulmin. Edhe pse klubi ka qenë mjaftueshëm i qartë për fatin e sulmuesit, duke i komunikuar se nuk do t’ia shesë rivalit, pra Barcelonës dhe në vend të katalanasve, preferohet destinacioni te Arsenal, vetë argjentinasit këmbëngul për transferimin në Camp Nou.
Së fundmi, veprimi i Alvarez ka çuditur jo pak, pasi “Merimanga” nuk është shfaqur sot në stërvitje. Sipas mediumit “Marca”, thuhet se lojtari nuk është ndjerë mirë dhe për këtë arsye ka zgjedhur të mos paraqitet në seancën stërvitore.
Situata mbetet e paqartë, kur dimë se kanë mbetur pak ditë nga mbyllja zyrtare e merkatos dhe e ardhmja e Julian Alvarez qëndron po e njëjta, pa u ndryshuar. Një lëvizje ndërkohë, nga ana e Barcelonës parashikohet në ditën e fundit, teksa Arsenali qëndron në “prapaskenë”, për të marrë “PO”-në vendimtare të sulmuesit.
