Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Holandës ka shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj Suedisë. Ndeshja e zhvilluar në Houston i takoi Grupit F. Për “Tulipanët” ishte fitorja e parë në Botëror. Holanda në ndeshjen e parë barazoi 2:2 me Japoninë. Ndërsa për Suedinë ishte disfata e parë. Suedia në ndeshjen e parë fitoi 5:1 ndaj Tunizisë.
Sulmuesi i Sunderlandit, Brian Brobbey, i shënoi dy golat e parë në minutën e pestë dhe të 17-të. Ndërkohë sulmuesi i Liverpoolit, Cody Gakpo, i shënoi dy golat e tjerë në minutën e 47-të dhe të 54-t. Golin e pestë për “tulipanët” e realizoi Crysencio Summerville në minutën e 89-të. Ndërsa golin e vetëm për Suedinë e realizoi Anthony Elanga. Besfort Zeneli debutoi për Suedinë në Botëror.
Ai në lojë u inkuadrua nga minuta e 56-të. Holanda i prin Grupit F me katër pikë. Suedia ka një pikë më pak në vendin e dytë.
