Betisi vazhdon me fitore, Valencia zhytet në krizë! Real Betis ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në La Liga, duke triumfuar me rezultat identik 1:0, kësaj radhe në udhëtim ndaj Valencias.
Pas suksesit ndaj Real Sociedadit, skuadra e Manuel Pellegrinit mori edhe tri pikë të tjera falë golit të Pablo Garcias, i cili realizoi shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes dhe vendosi fatin e takimit.
Në anën tjetër, Valencia pësoi humbjen e dytë sezonale dhe fillimi i edicionit nuk premton shumë për “Los Che”, që duket se edhe këtë vit mund të përballen me një sezon të vështirë, njësoj si edicionin e kaluar.
