Asllani po shkon hapave të Muriqit, i ofrohet Galatasarayt

0%

Fisnik Asllani mund të jetë kosovari i radhës që bën hapin drejt Turqisë. Pas dështimit të transferimit te RB Leipzig, ai mund të jetë në shënjestër të Galatasarayt që po tenton të përforcojë sulmin. Kështu raportoi gazetari turk Haluk Yürekli, i cili tha se kampioni turk po shqyrton mundësitë dhe po i ofrohen disa lojtarë, përfshirë dhe Asllanin.

“Tani për tani, të gjithë agjentët po sugjerojnë një mori lojtarësh te Galatasaray, dhe Galatasaray do të zgjedhë njërin prej tyre. Tani ka një emër, Fisnik Asllani. Ai normalisht po transferohej te Leipzig; mendoj se kishte një problem me testet mjekësore.

Ky lojtar iu ofrua Galatasaray, dhe klubi aktualisht po bën një shqyrtim të detajuar në lidhje me testet mjekësore”, u shpreh YüreklI..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot