Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në magjistralen

0%

Një këmbësor ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, më , në rrugën Prishtinë-Podujevë. Viktima është dërguar pas aksidentit për trajtim në QKUK, dhe një ditë më pas, më , ka vdekur. “Sot, rreth orës , nga QKUK kemi pranuar informatën se këmbësori, i cili ishte lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur mbrëmë në rrugën Podujevë–Prishtinë, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”- thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka treguar se ngasësi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit por i njëjti më pas është identifikuar dhe lokalizuar nga policia. Ajo ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Burimi: Kallxo