Në protestën e 87-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një aktiviste njoftoi nisjen zyrtare të mbledhjes së nënshkrimeve për referendumin që synon shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura. Sipas saj, nisma është ndërmarrë nga një grup prej 12 qytetarësh, që synon ta çojë këtë çështje përpara përmes një rruge ligjore dhe demokratike.
“Zyrtarisht kemi filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për referendumin për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura 21/2024. T’i bashkohemi të gjithë për ta shfuqizuar në rrugë ligjore dhe demokratike”, tha ajo. Ajo bëri thirrje për qytetarët që mbështesin nismën të informohen dhe të kontribuojnë me firmën e tyre.
Aktivistja: Sot kam kënaqësinë t’ju njoftoj se zyrtarisht kemi filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për referendumin për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura 21/2024. Është një nismë që është ndërmarrë nga 12 qytetarë. Unë jam pjesë e grupit nismëtar, me shpresën që do t’i bashkohemi të gjithë për ta shfuqizuar në rrugë ligjore dhe demokratike, siç është dhe një prej tyre referendumi.
Sot doja t’ju njoftoja që jemi në shesh për të mbledhur nënshkrimet. Kush ka dëshirë, të vijë aty, të marrë informacion dhe të japë firmën për shfuqizimin e ligjit. Ju duhet një kartë ID dhe asgjë më shumë.
