Sabah siguron kualifikimin e parë historik në fazën e ligës të

0%

Kampioni i Azerbajxhanit, Sabah ka bërë historinë sonte. Fitorja 5-2 ndaj Hapoel Beer Sheva, i siguroi kualifikimin në fazën e ligës të Champions League në paraqitjen e tyre të parë. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ka përfunduar rrugëtimi për skuadrën izraelite, pasi që do të vazhdojnë garat në Europa League.

Kështu, Sabah bëhet klubi i dytë azerbajxhanas në histori pas Qarabagut që arrin këtë fazë krah skuadrave më elitare të kontinentit. Golat u realizuan nga Nwachukwu, Rakhmonaliyev, Mutallimov, Mbina dhe Mickels për Sabah, ndërsa për mysafirët shënon Zlatanoviq dhe Mizrahi.

Burimi: Bota Sot