KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon

0%

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për përditësimin e procesit të optimizimit të pranisë së tij në Kosovë, duke theksuar se mandati i misionit mbetet i pandryshuar dhe se siguria e të gjitha komuniteteve vazhdon të jetë prioritet.

KFOR thekson se procesi i optimizimit, i paralajmëruar më , po zhvillohet në mënyrë graduale, të koordinuar dhe transparente me institucionet e Kosovës, Bashkimin Evropian, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. Sipas misionit, procesi mund të kthehet mbrapsht nëse zhvillimet e ardhshme ndikojnë në sigurinë afatgjatë në Kosovë apo në stabilitetin rajonal.

Në kuadër të kësaj, kalimi gradual nga prania e përhershme e KFOR-it në Urën mbi Ibër është pjesë e procesit më të gjerë të optimizimit dhe pasqyron përmirësimin e situatës së sigurisë. “Vendimet lidhur me praninë e KFOR-it në Urën e Mitrovicës bazohen në vlerësimin tonë të situatës së sigurisë. KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këtë duhet ta përcaktojnë BE-ja dhe institucionet përkatëse në Kosovë, pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij në këtë urë”, tha admirali George Wikoff, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Okzan Ulutash, ka theksuar se përkushtimi i misionit ndaj sigurisë së të gjithë qytetarëve mbetet i palëkundur.

“Përkushtimi i KFOR-it për sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë është i palëkundur”, ka deklaruar Ulutaş, duke shtuar se prania e misionit do të vazhdojë përmes patrullimeve, pikave të vëzhgimit dhe kontakteve me komunitetet lokale.

Burimi: Telegrafi