Kurti priti në takim çiftin DioGuardi dhe anëtarë të Ligës Qytetare

0%

Një ditë pasi u bënë shtetas të Kosovës me dekret nga u.d presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, janë pritur në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti i falënderoi për kontributin e tyre të pamatshëm për rreth katër dekada nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara te Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane. “Të dy përherë dhe palëkundur qëndruan për kombin dhe me popullin shqiptar. Joe e Shirley gjithnjë interesohen për zhvillimet në Kosovë dhe japin ide e kontribut të çmuar”- tha kryeministri në detyrë.

Më pas zhvilloi një takim me anëtarë të bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Foto: ZKM Ai falënderoi edhe anëtarët e Bordit të Ligës, me të cilët zhvilloi një diskutim të këndshëm për angazhimin e tyre të vyer dhe përkushtimin e paepur për atdheun, si dhe për aktualitetet dhe të ardhmen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ish-kongresisti i parë amerikan me origjinë shqiptare, Joe DioGuardi, bashkë me plejadën e Tom Lantos, Bob Dole dhe Eliot Engel, ishin nga zërat e hershëm e të fuqishëm, mbështetës në kohët kur populli ynë kishte më së shumti nevojë të dëgjohej në botë”- tha Kurti.

“Kosova ishte me fat dhe e bekuar që pati ambasadorë të këtillë, edhe kur s’kishte ambasadë të Republikës në ShBA, andaj jemi përherë mirënjohës si shtet dhe popull”- përfundoi ai. Më , çifti DioGuardi janë bërë shtetas të Kosovës pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ua ka dorëzuar atyre dekretin.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se nesër, më , ish-kongresisti amerikan Joseph J. DioGuardin dhe bashkëshortja e tij, aktivistja Shirley Cloyes DioGuardin, do të nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Burimi: Kallxo