Giroud e nis sezonin e ri në mënyrë fanastike

0%

Mosha ndonjëherë është thjesht një numër. Rasti më i mirë për ta vërtetuar këtë është ai i Oliver Giroud. Francezi, 39 vjeç e 327 ditë, e nisi sezonin e ri në Ligue ! me gol, dukë shënuar goline parë në fitoren e Lille 0-2 në transfertë ndaj Angers. Më golin e shënuar në fundjavën e kaluar, Giroud është bërë golashënuesi i pestë më i vjetër në historinë e Ligue 1 që nga sezoni 1947-1948.

Më mbresëlënëse është se ky gol shënon sezonin e tij të 16-të të ndryshëm duke shënuar në një nga pesë ligat kryesore të Evropës. Midis lojtarëve aktivë, vetëm Luka Modric (18 sezone), Pierre-Emerick Aubameyang (17 sezone) dhe Danny Welbeck (17 sezone) kanë një numër më të lartë golash.

Pavarësisht interesit nga klubet e MLS-së apo edhe ato të Arabisë Saudite, Giroud ka vendosur të qëndrojë ende në elitë dhe te Lille, të paktën deri në fund të sezonit të ardhshëm, kur i mbaron edhe kontrata aktuale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot