Real Madridi mendon për të ardhmen

0%

Real Madrid vijon strategjinë për të afruar talentet më premtuese nga tregu ndërkombëtar. Sipas raportimit të AS, klubi madrilen është pranë marrëveshjes për transferimin e Oscar Naasei Oppong, mbrojtësit ganez që pritet t’i bashkohet skuadrës së dytë, Castilla. 21-vjeçari është aktualisht pjesë e Granadas, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2028.

Megjithatë, interesimi i Real Madridit nuk është i ri, pasi klubi spanjoll e kishte ndjekur lojtarin edhe gjatë sezonit të kaluar dhe tani ka vendosur të përshpejtojë negociatat për ta siguruar kartonin e tij. Naasei Oppong konsiderohet një profil me potencial të madh zhvillimi.

I gjatë 1.85 metra, mbrojtësi spikat për forcën fizike dhe mbi të gjitha për aftësinë për t’i përshtatur në shumë role, pasi mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. Transferimi pritet të jetë i përhershëm dhe pjesë e projektit të Real Madridit për të ndërtuar ekipin e së ardhmes përmes Castilla-s.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Skuadra e dytë madrilene, e drejtuar nga Julián López de Lerma, shihet si një etapë e rëndësishme për zhvillimin e talenteve përpara kalimit të mundshëm në ekipin e parë. Klubi “merengues” ka investuar vitet e fundit në lojtarë të rinj nga vende të ndryshme të botës dhe afrimi i Naasei Oppong do të ishte një tjetër dëshmi e kësaj politike.

Madrilenët synojnë të identifikojnë talentet që në moshë të re, përpara se të përfshihen në garë klubet e tjera të mëdha europiane.

Burimi: Bota Sot