“Bukë me drogë” në qelitë e 313! Arrestohet familjari dhe i

0%

Një i burgosur në IEVP “Jordan Misja” (313) dhe familjari i tij janë arrestuar në flagrancë, pasi gjatë kontrollit të ushqimeve të sjella për të dënuarin janë zbuluar doza të dyshuara lëndësh narkotike. Operacioni është zhvilluar më nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas të dhënave operative, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushqimeve të sjella për të burgosurin O.A., janë gjetur 17 doza të dyshuara kanabis dhe 12 doza të dyshuara kokainë. Pas zbulimit të lëndëve narkotike, kontrollet janë shtrirë edhe në banesën e familjarit S.Z. Aty janë gjetur dhe sekuestruar sasi të tjera të dyshuara kanabis dhe kokainë, si dhe një fishek.

Për ngjarjen janë arrestuar në flagrancë O.A., i burgosur në IEVP “Jordan Misja”, dhe familjari i tij S.Z. Të dy dyshohen për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot