Udinese ngulmon për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë

0%

Udinese po mendon të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe në listën e klubit italian ka përfunduar edhe Ardian Ismajli. Lajmi është bërë publik nga gazetari i njohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas Di Marzios, Udinese po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit shqiptar, i cili aktualisht është pjesë e Torinos.

Ismajli zhvilloi një sezon të rregullt me skuadrën granata, duke regjistruar 27 paraqitje dhe një asistim në të gjitha kompeticionet. Tashmë, Udinese po vlerëson profilin e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare si një alternativë për të forcuar prapavijën.

Ende nuk ka detaje të bëra publike për një ofertë konkrete apo për shumën e mundshme të transferimit, por interesimi i klubit friulian është tashmë i konfirmuar nga një prej burimeve më të njohura të merkatos në Itali.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për Ismajlin, një transferim te Udinese do të përfaqësonte një tjetër etapë në karrierën e tij në Serie A, kampionat ku mbrojtësi shqiptar ka fituar tashmë eksperiencë të rëndësishme.

Burimi: Bota Sot