Debutim ëndrrash për Drenicën në Ligën e Kampionëve

0%

Drenica e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e saj historike në Ligën e Kampionëve në futsall, duke mposhtur bindshëm skuadrën turke Karasu 1933 Spor Kulubu me rezultat 6:0. Kjo ishte ndeshja e parë e Drenicës në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve dhe njëkohësisht debutimi i klubit kosovar në këtë kompeticion evropian.

Drenica dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke treguar efikasitet të madh në fazën sulmuese dhe siguri në mbrojtje. Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Luis Quintero, i cili realizoi “hat-trick”, duke shënuar tre nga gjashtë golat e skuadrës kosovare. Në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Sebastian Sanchez, Mërgim Dervishaj dhe Jetmir Gashi.

Fitorja 6-0 përbën një nisje të shkëlqyer për Drenicën në raundin preliminar dhe një debutim për t’u mbajtur mend në Ligën e Kampionëve. Skuadra kosovare tashmë do të kërkojë ta vazhdojë me të njëjtin ritëm këtë aventurë evropiane dhe të sigurojë kalimin në fazën tjetër të garës. Pas kësaj ndeshje Drenica pritet të takohet me Murata dhe Ujpest.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot