Talenti Sanchez, objektivi serioz i Milanit

0%

Milani ka një emër të ri në radar për repartin ofensiv: Alvyn Sanches i Young Boys. 23-vjeçari zviceran, i cili luan si mesfushor ofensiv, po tërheq vëmendjen e kuqezinjve falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera. Në katër ndeshjet e para të këtij edicioni, Sanchez ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asistime.

Milani po punon për të gjetur një marrëveshje me Young Boys dhe po përpiqet të avancojë konkretisht për transferimin e talentit zviceran.

Burimi: Bota Sot