Me 200 euro është dënuar një person i cili ka hedhur mbeturina përgjatë rrugës që lidh fshatrat Muçivërc dhe Krenidell të Kamenicës, kanë njoftuar nga kjo komunë. I njëjti është obliguar që brenda afatit prej 5 deri në 7 ditësh të bëj pastrimin dhe largimin e mbeturinave të hedhura. Këtë aksion e ka ndërmarr Inspektorati komunal i Kamenicës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës më .
“Në kuadër të kontrolleve dhe monitorimit të hapësirave publike me dronë është identifikuar personi i cili kishte hedhur mbeturina në skaj të rrugës duke vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore për menaxhimin e mbeturinave.
Në rast se mbeturinat nuk largohen brenda afatit të përcaktuar, lënda do të procedohet më tej dhe do të ndërmerren masa të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi”- thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës të publikuar më .
Gjithashtu në këtë njoftim bëhet e ditur se edhe në ditët në vazhdim këto hapësira do të jenë në fokus të kontrolleve të Inspektoratit Komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Duke përfshirë monitorimin me dronë, me qëllim identifikimin e personave që hedhin mbeturina në mënyrë të kundërligjshme, si dhe personave që ndezin zjarre në hapësira të palejuara apo në mënyrë të rrezikshme, ndaj të cilëve do të ndërmerren masat përkatëse konform legjislacionit në fuqi.
