Detaje dramatike nga vrasja e babait dhe të birit në Shqipëri: I

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Dukagjinin e Shqipërisë, ku një pritë e armatosur përfundoi me vrasjen e babë e bir, Prelë dhe Lekë Gjoni, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur. Bëhet fjalë për Lazër Bashin , i cili ndodhej rastësisht në të njëjtin automjet me viktimat.

Para grupit hetimor, ai ka rrëfyer momentet e tmerrit kur autorët hapën zjarr me breshëri nga dy armë të ndryshme, shkruan Top Channel, përcjell Sinjali. Bashi ndodhej në pjesën e pasme të fuoristradës dhe, sapo nisi të shtënat, u shtri në automjet për t’u mbrojtur nga plumbat. Megjithatë, një plumb e goditi në shpatull.

Pasi autorët u larguan, ai qëndroi i fshehur për disa minuta, duke pritur që situata të qetësohej. Më pas doli nga automjeti, mori telefonin me vete dhe, edhe pse ishte i plagosur dhe po humbte gjak, nisi të ecte në këmbë për të kërkuar ndihmë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rreth 40 minuta, Bashi përshkoi afro 2 kilometra , derisa arriti pranë një lokali në zonën ku kryqëzohen rruga e Pultit me atë të Shoshit, në veri të Shqipërisë. Aty kishte sinjal telefoni dhe mundi të kërkonte ndihmë. Gjatë rrugës, i plagosuri ndaloi pranë një çezme, ku pastroi gjakun që i rridhte nga plaga në shpatull, ndërsa priste transportin për në Spitalin Rajonal të Shkodrës .

Për shkak të humbjes së konsiderueshme të gjakut dhe nevojës për trajtim më të specializuar, Bashi u transportua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë . Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria e Shkodrës po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Deri tani nuk ka një person të identifikuar zyrtarisht si autor i dyshuar, ndërsa disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Hetuesit po verifikojnë nëse Prelë dhe Lekë Gjoni kishin ndonjë konflikt të mëparshëm që mund të lidhet me atentatin. Megjithatë, sipas të dhënave të deritanishme, ata nuk njiheshin si persona problematikë.

Lekë Gjoni punonte me një kamion, me të cilin transportonte materiale ndërtimi, ndërsa kishte edhe një eskavator në zonën e Dukagjinit të Shqipërisë . Hetimet vazhdojnë për të zbardhur motivin e sulmit dhe për të vënë në pranga autorët. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com