Pritje të gjata janë raportuar në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa më e ngarkuara aktualisht është pika kufitare në Jarinjë. Sipas të dhënave të fundit, në Jarinjë pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 15–20 minuta , ndërsa kolona e automjeteve është rreth 300 metra . Në Merdarë , pritjet për hyrje janë 10–15 minuta , me kolonë të automjeteve deri në 100 metra .
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë , pritjet për hyrje janë 5–10 minuta . Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe në shumicën e tyre lëvizja bëhet pa vonesa të theksuara. Sipas të dhënave, në dalje nga Kosova nuk raportohet për pritje të konsiderueshme në pikat kufitare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
