Provat e Speciales: Kaq para mori Fatmir Sheholli nga institucionet

0%

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit, të cilin e ngarkon për dy vepra penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Dosja prej 80 faqesh përmbledh prova të ndryshme materiale që e inkriminojnë Shehollin në veprat e kundërligjshme.

Klan Kosova ka siguruar dokumentin e plotë, me akuzat ndaj tij për zbatimin e planit të përgatitur nga Bojan Dimiç, zyrtar i Shërbimit Informativ të Serbisë për dëmtimin e interesave të Kosovës. Në mesin e dëshmive, Specialja ka vërtetuar veprimet e tij kriminale edhe përmes pagesave mujore që ai ka marrë nga institucionet e Serbisë.

“Nga dëshmia A#21 rezulton se i pandehuri Fatmir Sheholli, gjatë vitit 2015, ka pranuar në mënyrë të rregullt pagesa mujore në llogarinë e tij në Komercialna Banka A.D.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Beograd nga dy institucione shtetërore të Republikës së Serbisë, përkatësisht Agjencia Shtetërore e Lajmeve “Tanjug” në shumën totale prej 386.000 dinarësh dhe “Kancelarija za Kosovo i Metohija” në shumën prej 295.000 dinarësh, apo gjithsej 681.000 dinarë.” Në dosje thuhet se pranimi i këtyre pagesave periodike nga institucione shtetërore serbe që direkt janë të lidhura me BIA-në, i lidhur me angazhimin dhe veprimtarinë e Shehollit, përbën fakt që dëshmon financimin dhe angazhimin e tij në interes të një shteti të huaj.

“…konkretisht nga Serbia dhe në ndërlidhje me provat e tjera të rastit vërtetohet edhe përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri ka ndërmarr veprimtari spiunazhi në dobi të BIA-së e në dëm të interesave të Republikës së Kosovës.” – thuhet ndër të tjera në aktakuzë.

Burimi: Bota Sot