Barcelona është gjithnjë dhe më afër nënshkrimit të Dominik Livakoviç nga Fenerbahçe, me të cilin ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij. Sipas Mundo Deportivo, lojtari kroat do të mbërrijë sot në qytetin katalanas për të nënshkruar kontratën që do ta lidhë atë me blaugranët. Çfarë të ardhmeje ka Livakoviç?
Portieri do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Barcelonën, ndërsa klubi turk do të marrë afërsisht katër milionë euro në pagesa fikse (dy milionë) dhe bonuse të ndryshme (dy milionë të tjera), por e ardhmja e tij është ende e pasigurt.
Plani fillestar i klubit spanjoll ishte ta huazonte Livakoviçin te Dinamo Zagreb, klubi ku ai u rrit dhe u rikthye vitin e kaluar për gjashtë muaj, përpara se ta sillte përsëri te Barcelona vitin e ardhshëm kur të skadojë kontrata e Vojçek Sheznit. Gjithçka do të varet nga situata financiare e klubit dhe përputhshmëria me rregulloret e Fair Play Financiar.
Nëse Barcelona ka diferenca të mjaftueshme pagash, kroati do të mbetet te blaugrana dhe do të veprojë si zgjedhja e dytë pas Joan Garsias, me Sheznin që mund të bjerë në vendin e tretë. Përndryshe, marrëveshja do të finalizohet për një huazim te klubi i Zagrebit.
