I akuzuari për spiunazh dhe shantazh, Fatmir Sheholli në deklaratën e dhënë në Polici dhe Prokurori kishte deklaruar se nga vitet 1990 e deri me ka punuar në Sigurimin Shtetëror të Serbisë si analist në sektorin e analitikës.
Sheholli në Prokurori nuk i kishte mohuar kontaktet e vazhdueshme nga viti 2013-14 me Bojan Dimiqin të cilin e kishte deklaruar si zyrtar të kabinetit të Aleksandar Vuçiqit.
Lidhur me planin e zyrtarit të BIA–s, për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë, duke komprometuar zyrtarët politik, Sheholli para Prokurorisë kishte deklaruar se materialin e tillë e ka pranuar dhe e ka siguruar nga Bojan Dimiqi, përmes një personi të panjohur në Mitrovicën e Veriut.
Sipas dosjes, këtë material i pandehuri ia kishte dorëzuar gazetarit Milaim Zeka, materiale këto të cilat lidheshin me pretendime për keqpërdorime në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete. Sipas Prokurorisë këto materiale më pas ishin publikuar në portalin “Pa Rrotlla”.
Sheholli kishte deklaruar se këto materiale i kishte marrë nga një person të cilin e kishte paraqitur si ish-punëtor të GIZ-it gjerman, në veri të Kosovës, dhe se bashkë me materialet kishte pranuar edhe të holla monetare në vlerë prej 5,000 euro.
Më tej, Sheholli kishte dhënë sqarime shtesë lidhur me burimin e këtyre materialeve, duke deklaruar se paraprakisht kishte komunikuar me Bojan Dimiqin, të cilin e kishte identifikuar si zyrtar të BIA-s dhe ish-përgjegjës për Kosovën në kuadër të këtij shërbimi. Sipas deklarimit të Shehollit, Dimiqi e kishte njoftuar atë për ekzistimin e materialeve dhe për pretendimet që ato përmbanin.
Sheholli gjithashtu para Prokurorisë kishte deklaruar se ka pranuar se një dokument të njohur si “Leptiri” (një plan operativ i Shërbimit Sekret Serb për diskreditimin e Albin Kurtit i cili në atë kohë ishte në burgun e Nishit), ku ia kishte dërguar drejtpërdrejt Bojan Dimiqit në telefon, ndërsa më pas ai e kishte përcjellë këtë dokument te disa persona të tjerë, si brenda edhe jashtë Kosovës me qëllim të shpërndarjes së këtij informacioni apo plani operativ.
Madje, Sheholli kishte pranuar se kishte pasur komunikime të vazhdueshme me Dimiqin edhe gjatë vitit 2025 dhe se numrin e tij e kishte ruajtur në telefon me emra të ndryshëm, duke deklaruar se këtë e kishte bërë për të mos u kuptuar nga persona të tjerë se me kë komunikonte.
Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Sheholli edhe përkundër pohimit të veprimeve inkriminuese, me qëllim të ikjes së përgjegjësisë penale ka mohuar se ka vepruar kundër interesave të Republikës së Kosovës apo se ka punuar për ndonjë shërbim tjetër, përkatësisht shërbimin serb BIA. Madje ai kishte deklaruar se nuk e ndien veten fajtor për veprën penale të spiunazhit.
Sheholli në deklarimin e tij të dhënë në Prokurori Speciale kishte deklaruar se punon si drejtor në një Organizatë Joqeveritare me emrin “Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike”. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë më datë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh.
Në dosjen e Prokurorisë, në pikën dy specifikohet se Sheholli kishte shtantazhuar Arben Jetullahun duke e dëmtuar të njëjtin në vlerë prej 13 mijë euro. Sipas Prokurorisë, këtë vepër Sheholli dyshohet ta ketë kryer nga viti 2022 e deri në vitin 2025.
Sipas dosjes së PSRK-së, shantazhi ishte kryer ndaj Jetullahut që mos t`i publikohen disa video-incizime dhe informacione që do t`i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetet e të dëmtuarit. PSRK në aktakuzë pretendon se këto veprime ka arritur t`i argumentoj përmes masave të veçanta hetimore.
Në këto masa të fshehta, që janë lëshuar me urdhër të gjykatës, në dosje shkruan se janë siguruar komunikime dhe porosi kërcënuese të Shehollit drejtuar të dëmtuarit. Porositë që i ka dërguar Sheholli të dëmtuarit, Jetullahu, janë bërë derisa i njëjti ishte nën masën e paraburgimit, përmes një familjari të tij.
Në këmbim të kërcënimeve sipas dojses së PSRK-së, shkruan se familjari i Shehollit i kishte kërkuar nga 700 euro pagë në baza mujore me paralajmërimin se në të kundërtën do të publikoheshin video-incizimet. Sipas dosjes, 500 euro i janë dhënë familjarit të Shehollit, pas kërcënimeve dhe nga frika se do të publikohen këto video-incizime.
Fatmir Sheholli u arrestua më nën dyshimet për spiunazh. Më , Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Më , atij iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj. Më , Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
Dhe më , Shehollit iu vazhdua masa e paraburgimit edhe për dy muaj, po ashtu edhe më datë të njejtit iu vazhdua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj. Gjykata e Prishtinës, masën e paraburgimit për dy muaj Shehollit ia vazhdoi edhe në muajin Korrik 2026. Sipas këtyre vendimeve të Gjykatës së Prishtinës, Sheholli gjendet nën masën e paraburgimit që nga tetori i vitit 2025.
Më , Kallxo.com publikoi hulumtimin për një dosje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës , e cila ishte dorëzuar në Prokurorinë Speciale kah mesi i vitit 2024, teksa përmendej edhe Fatmir Sheholli.
