Rea Raka, e cila humbi jetën më 21 korrik pas një aksidenti tragjik në Komoran, sot do të festonte ditëlindjen e 24-të. Në këtë ditë të dhimbshme për familjen, babai i saj, Petrit Raka, ka ndarë një dedikim prekës për vajzën e ndjerë, duke kujtuar momentet e para të jetës së saj dhe vitet që kaluan së bashku.
Ai shkroi se Rea erdhi në jetë më dhe se ardhja e saj ndryshoi përgjithmonë jetën e familjes. “Shpirti yt i bardhë na mësoi shumëçka: urtësinë, mençurinë, mirësinë dhe mbi të gjitha, dashurinë”, ka shkruar Raka në dedikimin e tij. Babai i Reas ka rrëfyer dhimbjen që familja po përjeton në ditën kur ajo do të duhej të festonte 24-vjetorin.
“Duhej të të uronim edhe një vit tjetër jetë, të të përqafonim, të qeshnim me ty dhe të festonim bashkërisht. Por sot, në vend të urimit, po të shkruajmë një falënderim”, shkroi ai. Ai e falënderoi vajzën për dashurinë dhe kujtimet që u la familjes, duke thënë se çdo buzëqeshje, fjalë dhe moment i kaluar me të do të mbetet përgjithmonë në zemrat e tyre.
Në fund, Petrit Raka i drejtoi një mesazh emocional vajzës së tij: “Ti nuk je larguar prej nesh. Je vetëm larg syve tanë. Nga mendja dhe zemra jonë nuk do të largohesh kurrë. […] Gëzuar ditëlindjen në qiell, Rea. Të duam. Sot, nesër dhe përgjithmonë.” Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
