Spektakolar në Arabinë Saudite

0%

Në Qiddiya, qytetin që Arabia Saudite e ka quajtur “qyteti i argëtimit”, prej vitit të kaluar po ngrihet Qendra Kombëtare e Tenisit, e cila premton të jetë “Uimbëlldoni i Shkretëtirës” dhe kompleksi më i madh i tenisit në Lindjen e Mesme. Ky projekt është pjesë e ambicies së vazhdueshme të mbretërisë saudite për t’u shndërruar në një destinacion të rëndësishëm sportiv ndërkombëtar.

E prezantuar këtë javë nga “Qiddiya Investment Compa-ny”, qendra e re sportive, e dekoruar me ngjyrat jeshile dhe vjollcë, ndodhet në një qytet ende në ndërtim e sipër, rreth 45 kilometra në perëndim të Riadit. Ajo do të përfshijë 30 fusha tenisi, nga të cilat 28 me sipërfaqe të fortë dhe dy me dhe të kuqe, të integruara harmonikisht me peizazhin e maleve Tuwaiq.

Kompleksi, me një kapacitet total prej 33 mijë spektatorësh, është projektuar nga “Populous”, e njëjta kompani që realizoi çatinë ikonike të lëvizshme të fushës qendrore të “Wimbledon Centre Court”. Në fakt, fusha qendrore e projektit saudit do të jetë edhe simboli kryesor i kompleksit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo do të ketë 15 mijë vende ulëse dhe një çati të lëvizshme, e projektuar për të pritur “ndeshjet më të rëndësishme në botë”, por edhe aktivitete të tjera përtej tenisit, sipas kompanisë zhvilluese. Një nga drejtuesit kryesorë të projektit ka bërë të ditur se qendra po ndërtohet sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, duke garantuar kushte për garat elitare.

Kompleksi do të ketë edhe një qasje gjithëpërfshirëse, në mënyrë që “si fillestarët, ashtu edhe talentet e reja dhe profesionistët, të kenë vendin e tyre”. Megjithëse projekti ka nisur në vitin 2025, ai është tashmë në një fazë shumë të avancuar.

Burimi: Bota Sot