“Makinat në krahun e kundërt të rrugës”, Balla ironizon fotot me AI: Vitin tjetër do dilni rruar qethur!

0%

Një postim i opozitës lidhur me protestën e diasporës ka nxitur një reagim të ashpër dhe ironizues nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka denoncuar përdorimin e Inteligjencës Artificiale në fotot e shpërndara.

Përmes një mesazhi publik, Balla deklaroi se opozita po manipulon opinionin duke e bërë edhe vetë AI-n qesharak, pasi sipas tij, fotot e montuara shfaqin makina të rreshtuara në krahun e kundërt të rrugës. Ai paralajmëroi se kushdo që i merr shqiptarët për budallenj do të marrë faturën e merituar në zgjedhjet e ardhshme.

“Taulant Balla : Edhe AI e bëtë qesharak, se nuk vini kurrë mend që kush i merr shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje, po halli është se keni budallallepsur edhe ato opozitat e reja dhe vitin tjetër do dilni rruar qethur!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithate Çim ti prap do fitosh se do jesh me gjithë atë lesh në faqe. ‘E ka bërë gabim AI i ka vendos makinat në krahun e kundërt të rrugë”, ka shkruar Balla.

Burimi: Bota Sot