Dëmtimi i Kones i kushton FIFA-s

0%

FIFA do të detyrohet të dëmshpërblejë klubin italian Sassuolo pas dëmtimit të rëndë të mesfushorit kanadez Ismael Koné gjatë Kupës së Botës 2026. Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes Kanada–Katar, e fituar me rezultatin e thellë 6–0 nga skuadra kanadeze në Vankuver. Në pjesën e dytë të takimit, Koné pësoi një frakturë të rëndë në këmbë pas një ndërhyrjeje të fortë nga lojtari katariot Madibo.

Mesfushori u largua menjëherë nga fusha me barelë, ndërsa arbitri, pas rishikimit me sistemin VAR, vendosi ta ndëshkojë kundërshtarin me karton të kuq.

Sipas mediave, dëmtimi është serioz dhe mund ta mbajë Koné jashtë fushave për katër deri në pesë muaj, duke përfaqësuar një goditje të madhe jo vetëm për klubin Sassuolo, por edhe për kombëtaren e Kanadasë, me të cilën mesfushori do të humbasë një ëndërr për të vazhduar Botërorin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pikërisht për situata të tilla, FIFA aktivizon Programin për Mbrojtjen e Klubeve, i cili kompenson ekipet kur futbollistët dëmtohen gjatë angazhimeve me kombëtaret, qoftë në ndeshje zyrtare, stërvitje apo udhëtime, me kusht që mungesa të zgjasë më shumë se 28 ditë.

Në këtë rast, të gjitha kriteret janë plotësuar, ndaj klubi i Sassuolos pritet të përfitojë rreth 560 mijë euro kompensim financiar, në varësi të kohëzgjatjes së mungesës së lojtarit gjatë sezonit të ardhshëm. Një çështje që hap sërish debatin mbi mbrojtjen e klubeve përballë rrezikut të dëmtimeve të lojtarëve gjatë angazhimeve me përfaqësueset, sidomos në turne të mëdha si Kupa e Botës.

Burimi: Bota Sot