Duket se kontrolleve rutinë nuk i ka shpëtuar as kombëtarja gjermane. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet Manuel Neuer, të cilit i kalohet edhe detektori i metaleve dhe i hapet çanta në momentin që duhet të nisej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Kanadasë për sfidën e radhës.
Futbollistët e Gjermanisë janë kontrolluar në pistë, para se të ngjisnin shkallët e avionit. Pamje të tilla janë parë vazhdimisht gjatë këtij turneu, madje në disa raste ka pasur edhe qen që nuhasnin bagazhet e lojtarëve.
