Yan Diomande prezantohet te Real Madridi pas debutimit vendimtar

0%

Yan Diomande është prezantuar zyrtarisht si përforcimi më i ri i Real Madridit, vetëm pak ditë pasi pati një debutim mbresëlënës me fanellën e “Los Blancos”. Ceremonia zyrtare u zhvillua në Real Madrid City, në kompleksin stërvitor të klubit në Valdebebas.

Sulmuesi i ri u prit nga presidenti Florentino Perez, me të cilin nënshkroi marrëveshjen që do ta mbajë të lidhur me klubin madrilen për shtatë sezonet e ardhshme, deri më . Në ceremoninë e prezantimit ishte i pranishëm edhe presidenti nderi i Real Madridit, Jose Martinez “Pirri”.

Diomande mori dhuratat tradicionale institucionale të klubit: një kopje të Santiago Bernabeut, një orë përkujtimore, si dhe fanellën e famshme të bardhë me emrin e tij dhe numrin 25. Prezantimi zyrtar vjen vetëm pak ditë pas debutimit të tij me Real Madridin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Diomande u aktivizua në pjesën e dytë në sfidën ndaj Cornella, të zhvilluar të dielën e kaluar, dhe arriti të linte gjurmë menjëherë. Sulmuesi ishte pjesë e aksionit që çoi në golin e fitores 2-1, të realizuar nga Carlos Espi, duke ndihmuar Real Madridin të siguronte suksesin e parë të sezonit.

Pas debutimit pozitiv dhe tashmë me kontratën e re të firmosur, Diomande nis zyrtarisht aventurën e tij në Madrid, me klubin që sheh te ai një investim të rëndësishëm për të ardhmen.

Burimi: Telegrafi