Klubi i futbollit Drita e Gjilanit ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm dhe në të mirë të klubit. Kampioni i Kosovës ka krijuar ekipin B. “Klubi ynë FC Drita, nga ky stinor, në organikën e vet do të ketë edhe ekipin B, i cili do të fillojë të garojë nga Liga e Tretë e kampionatit të Kosovës.
Ky vendim vjen nga pronarët e klubit, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, si pjesë e planit të tyre për zhvillimin e mëtejshëm të klubit dhe investimeve të planifikuara për të ardhmen. Synimi i FC DRITA është që ekipi B, përmes një organizimi të mirë dhe zhvillimit të vazhdueshëm, të ngjitet në vitet e ardhshme deri në Ligën e Parë të Kosovës.
Nesër, në zyrat e FFK-së, do të hidhet shorti për kalendarin e keti edicioni”, thuhet nga FC Drita..
