Carragher ngel në “klasë” Wirtz: Futbollist i mirë, vlen gjysmën e

0%

Jamie Carragher ka parë mjaftueshëm dhe nuk pret më shumë prej Florian Wirtz. Sipas legjendës së Liverpool, fantazisti gjerman është një “lojtar i mirë, vazhdon të jetë po i njëjti futbollist që kemi ndjekur vitin e kaluar”. Në komentin e tij 48-vjeçari pohoi se ish-futbollisti i Leverkusen nuk po justifikon invetimin e bërë nga Liverpol.

“Për mendimin tim ai vlen 50-60 milionë stërlina dhe jo 120 milionë stërlina sa shpenzoi ekipi i tij ri vitin e kaluar për ta blerë. Nuk di të them nëse nuk po përshtatet me futbollin tonë, por jam i bindur se ka patur kohën e nevojshme për të treguar aftësitë e veta. Mendoj se periudha e adaptimit me kampionatin anglez për më shumë se një sezon është një mit.

Nëse një lojtar vlen e tregon që në fillim” , vazhdoi Carragher. Në fund të fjalës së tij 48-vjeçari nuk i jep më shpresë aventurës së Wirtz në ishull. “Nuk mund të vazhdojmë kështu. Nuk po funksionon asgjë. Mendoj se po shkojmë drejt pikës ku të gjithë do ta pranojnë se ai thjesht nuk i përshtatet këtij ekipi”, tha Carragher.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot