Arsenali drejt shitjes së yllit të tij për 60 milionë euro

0%

Arsenali është pranë shitjes së Gabriel Martinellit te Al Hilal, sipas gazetarit me reputacion të lartë Ben Jacobs. Klubi saudit pritet t’i paguajë rreth 60 milionë euro për sulmuesin brazilian. Sipas gazetarit britanik, bisedimet mes dy klubeve, por edhe mes lojtarit dhe klubit saudit, kanë hyrë në një fazë të avancuar.

Megjithatë, Martinelli ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar nëse dëshiron ta bëjë këtë transferim. Braziliani ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2027, ndaj “Topçinjtë” duhet ta shesin këtë verë nëse duan të përfitojnë financiarisht nga largimi i tij. Nëse marrëveshja realizohet, Arsenali do ta shesë sulmuesin e dytë anësor gjatë kësaj vere.

Më herët, kampionët në fuqi të Anglisë e shitën Leandro Trossardin te Besiktasi për rreth 18 milionë euro. Ndërkohë, Arsenali e ka afruar Christos Tzolis nga Club Brugge, duke i paguar rreth 40 milionë euro për sulmuesin grek. Në rast se Martinelli e kompleton transferimin te Al Hilal, ai do të bëhet shok skuadre me emra si Crycensio Summerville, Karim Benzema dhe Ruben Neves.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë aventurës së tij me Arsenalin, braziliani i ka zhvilluar 278 paraqitje, duke i shënuar 62 gola dhe duke i dhënë 38 asistime. Ai është pjesë e klubit londinez që prej vitit 2019 dhe ka qenë njëri prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës gjatë këtyre viteve. Sezonin e kaluar, Martinelli ishte pjesë e ekipit të Arsenalit që e fitoi titullin e Premierligës.

Tani, pas gati 300 paraqitjesh me fanellën e “Topçinjve”, aventura e tij në Londër mund të jetë pranë fundit, me Al Hilal që po përpiqet ta bindë për një transferim në Arabinë Saudite.

Burimi: Bota Sot