“Mendoj se ishte një ndeshje që filloi e vështirë, por më pas dolëm fitues. Jam i lumtur që shënova dhe që fitova“, tha mesfushori belg i Napoli, Kevin De Bruyne, pasi shënoi në fitoren 2-0 kundër Genoa. Më tej, De Bruyne deklaron se ka vetëm një frikë këtë sezon: “Shpresoj të mos kem më lëndime; ka qenë një vit i vështirë, gjashtë muaj jashtë dhe pastaj Kupa e Botës”.
“Tani gjërat po shkojnë mirë dhe po përpiqem ta ndihmoj ekipin. Në tre vitet e fundit, kam pasur dy lëndime”, shtoi mesfushori belg, që e nisi ndeshjen nga stoli, por ishte vendimtar kur hyri në fushë. “Po përpiqem të punoj shumë dhe ta ndihmoj ekipin. Shpresoj që sezoni i dytë në Itali të jetë më i mirë se i pari”, theksoi De Bruyne për “Sky”.
