Superkupa e Euroligës zhvillohet në Abu Dabi, marrin pjesë katër ekipe

0%

Superkupa e parë në historinë e Euroligës do të zhvillohet më 18 dhe 19 shtator në Abu Dabi, është bërë e ditur zyrtarisht nga ky kjo garë. Në turne do të marrin pjesë katër ekipe: Dubai, Olympiacos, Fenerbahçe dhe Real Madrid. Euroliga po e organizon këtë Superkupë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës së Abu Dabit.

Në emër të Ministrisë, Salem Mohamed al Geziri tha se edicioni i parë i Superkupës së Euroligës paraqet një tjetër hap të rëndësishëm në partneritetin afatgjatë mes Abu Dabit dhe Euroligës. Sipas tij, organizimi i turneut synon zhvillimin e basketbollit dhe krijimin e një përvoje të nivelit të lartë për tifozët.

Ai theksoi gjithashtu se ardhja e katër klubeve elitare në Abu Dabi për hapjen e sezonit të ri e forcon pozitën e Emirateve si destinacion ndërkombëtar për ngjarje të mëdha sportive. Sipas tij, ngjarje të tilla mund të sjellin përfitime afatgjata për turizmin, bizneset lokale dhe komunitetin, si dhe të frymëzojnë gjeneratat e reja të basketbollistëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot