Gjykoi finalen e Superkupës së Europës

0%

Gjykoi finalen e Superkupës së Europës, sfida historike e Egnatias i besohet arbitrit të njohur! Egnatia ëndërron grupet e Ligës së Europës. Për këtë duhet të mposhtë Lilestromin në transfertë, pasi barazoi pa gola në Shqipëri. Sfida e “play off” është rezervuar më 27 gusht, prej orës . UEFA ka caktuar arbitra nga Portugalia për këtë sfidë historike. Zhoao Pinheiro qëndron si kryesor.

Luçiano Maia dhe Hugo Markes do ta asistojnë si arbitra anësorë. Në VAR do të vendoset Zhoao Gonçalves. Tiago Martins dhe Andre Narciso janë të gatshëm për AVAR. Pinheiro është një gjyqtar i njohur. 38-vjeçari gjykoi finalen e Superkupës së Europës mes PSG dhe Totenhem në edicionin e kaluar.

Burimi: Bota Sot