OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për

0%

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e mbështet marshin për liri më 12 shtator, katër ditë para verdiktit final ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i bëri thirrje veteranëve dhe qytetarëve që të dalin në këtë marsh. Megjithatë, ai shprehi kritika ndaj organizuesve, që sipas tij e kanë ftuar kryeministrin në detyre, Albin Kurti.

Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit – Telegrafi me mbulim special nga Haga “Nuk mund të jemi aty ku ata i bëjnë thirrje LVV-së, ku lideri i tyre në Kuvend e quan kriminel Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli dhe i heq veteranët nga paga minimale”, tha ai.

Krahas kësaj, ai bëri të ditur se kryesia e OVL-UÇK ka marrë vendim të përjashtoi nga organizata veteranin Skender Llugiqi, i cili kishte ofenduar ish komandantin e zonës së Dukagjinit, njëherësh ish liderin e Aleancës, Ramush Haradinaj. /Kp

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi