Nga 28 deri më 30 gusht, Pallati i Rinisë dhe Sporteve do të jetë nikoqir i edicionit të katërt të Prishtina Open Table Tennis International Tournament , një prej ngjarjeve më të mëdha ndërkombëtare të pingpongut në Kosovë.
Këtë vit, turneu do të sjellë në Prishtinë mbi 200 lojtarë nga 15 shtete, me gjithsej 244 paraqitje në 12 kategori, nga grupmoshat e reja deri te seniorët dhe veteranët. Prishtina Open nisi rrugëtimin në vitin 2023, me synimin për t’u ofruar lojtarëve kosovarë mundësinë për të garuar me kundërshtarë ndërkombëtarë dhe njëkohësisht për ta promovuar Kosovën përmes sportit.
Turneu është rritur nga viti në vit, duke sjellë deri më tani në Prishtinë qindra lojtarë nga më shumë se 30 shtete të botës. Një prej momenteve më të rëndësishme ishte edicioni i vitit 2024, i cili më pas u vlerësua nga Komuna e Prishtinës me çmimin “Ngjarja më atraktive e vitit 2024”.
Turneu organizohet nga KPP Priping, në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës, me synimin që Prishtina Open të vazhdojë të rritet dhe të bëhet një turne tradicional ndërkombëtar në rajon. Për shikuesit e finales do të ofrohet një iPhone 17 nga Zone Mobile, ku fituesi i turneut do të tërheqë një biletë për fituesin fatlum.
Finalja do të mbahet më datën 30 gusht, nga ora , në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
