E rëndë | Ky është 70-vjeçari që u godit nga vetura në Lluzhan dhe

0%

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur mbrëmë në Lluzhan të Podujevës ka përfunduar tragjikisht. Këmbësori që u godit nga një veturë dhe mbeti me lëndime të rënda ka ndërruar jetë sot në QKUK, ndërsa shoferi që dyshohet se e goditi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Salih Bulliqi, 70-vjeçar nga Lluzhani. Aksidenti ndodhi më 24 gusht, rreth orës , në rrugën Podujevë–Prishtinë, në fshatin Lluzhan, afër shkollës fillore.

E rëndë në Lluzhan të Podujevës | E goditi me veturë dhe e la të plagosur në rrugë – vdes 70-vjeçari nga Lluzhani, Policia në kërkim të shoferit që iku Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Bulliqi ishte këmbësor kur u godit nga një veturë, drejtuesi i së cilës u largua nga vendi i ngjarjes. 70-vjeçari pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua për trajtim në QKUK në Prishtinë, ku mjekët po përpiqeshin t’ia shpëtonin jetën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm erdhi lajmi i rëndë. Rreth orës , nga Klinika Torakale në QKUK është konfirmuar se Salih Bulliqi kishte ndërruar jetë. Për zhvillimin është njoftuar Prokurorja kujdestare e Shtetit, me urdhër të së cilës trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, shoferi i automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin ende nuk është identifikuar. Policia po vazhdon veprimet hetimore për identifikimin dhe lokalizimin e tij, si dhe për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit fatal. Një goditje, largimi nga vendi i ngjarjes dhe një jetë e humbur, tashmë hetimet pritet të zbulojnë se kush ishte pas timonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com