Përgjimet e Prokurorisë zbardhin bisedat Sheholli – Zeka në të cilat

0%

Prokurori special Bekim Kodraliu ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për dy vepra penale atë të spiunazhit dhe shantazhit. KALLXO.com ka arritur që të siguroj aktakuzën dhjetëra faqëshe në të cilën në detaje janë prezantuar veprimet që dyshohet se ka kryer Fatmir Sheholli.

Detaje të ndryshme janë vënë në aktakuzë e një ndër to është edhe pretendimi për planin e BIA-s serbe dhe zbatimin e tij në terren përmes gazetarit Milaim Zeka.

Dosja përshkruan se më , kishte filluar zbatimi i planit të BIA-s, fillimisht në profilin “Pa rrotulla” të gazetarit Zeka ishte publikuar një paralajmërim për një material i cili ishte siguruar përmes Fatmir Shehollit nga një agjend i BIA-s serbe, Bojan Dimiq i njohur edhe si Gizi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po atë mbrëmje pretendohet se ishte paralajmëruar se do të publikohej një material që ishte siguruar nga Sheholli në koordinim me Dimiq.

Prokuroria ka thënë se gjatë hetimeve është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se materialet e siguruara nga i pandehuri nga BIA, përkatësisht nga Bojan Dimiq, të vërtetuara edhe përmes masave të veçanta hetimore, i pandehuri Sheholli vepron sipas planit të organizuar dhe me qëllim ushtrimit të presionit dhe shantazhit ndaj Nenad Rashiq dhe zyrtarëve të tij, i kishte dorëzuar Milaim Zekës materiale për publikim, ndërsa në këmbim të tyre ky i fundit pretendohet se ka pranuar shumën prej 1 mijë euro.

Pas dorëzimit të materialit, dosja përshkruan se Bojan Dimiq kontakton të pandehurin Fatmir Sheholli dhe interesohet nëse materiali është publikuar dhe jep udhëzimet e tij, ndërsa më Fatmir Sheholli i përcjell Milaim Zekës detyrën që merr nga Bojan Dimiç, që publikimi të bëhet më herët.

Këto komunikime konfirmojnë se i pandehuri vepronte sipas udhëzimeve të zyrtarit të BIA-s serbe lidhur me kohën dhe mënyrën e publikimit të materialeve në mediat Kosovare. “Më tha ai shoku (Dimiq) veç thuj ma herët qite mos i vono si prom”- i thotë Sheholli- Zekës përmes një komunikimi i cili është transkriptuar dhe vendosur tashmë në aktakuzën e prokurorit Kodraliu.

Komunikimi vazhdon tutje duke i thënë Zeka- Shehollit- “Hajt bre thuj atij mos mu përzi, thuj ka thonë Mili mos mu përzi se nuk i qes hiq, qetash gjysë orë në Klan Kosova ja kushtoj qetyne seneve”. Në prokurori, Fatmir Sheholli ishte pyetur në lidhje me materialet që i kishte dorëzuar Zekës.

“A ka pasur njohuri Milaim Zeka që materialet që ja keni dorëzuar kanë prejardhjen nga zyrtari i BIA-s Bojan Dimiq?“, ishte pyetja e prokurorit Kodraliu drejtuar Shehollit e ky i fundit ishte shprehur: “Milaim Zekes une i kom thon qe janë prej nje ish punëtori te GIZIT. Ai nuk ka pasur njohuri se une kam biseduar me Bojan Dimiq lidhur me kete çështje.

Por per publikimin e këtyre materialve Milaimi mi ka kërku 3-4 mije euro për përkthim, editim publikim”. Pas arrestimit të Fatmir Shehollit në tetor të vitit 2025, vetëm disa javë më vonë siç përshkruan prokuroria, nga vizita e realizuar më datë , familjarët e tij, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, nga bisedat e përgjuara rezulton se i pandehuri u shpjegoi familjarëve përmbajtjen e dyshimeve që rëndojnë ndaj tij për veprën penale të spiunazhit, duke pranuar se ka mbajtur kontakte me Bojan Dimiqin, zyrtar i lartë i BIA-s serbe, por duke pretenduar se këto kontakte kanë qenë të natyrës private dhe kanë pasur të bëjnë me çështje pronësore.

“Në komunikim, Sheholli pranon se ka pranuar nga një person në Mitrovicën e Veriut një USB, transkripte dhe shumën prej 5,000 euro, materiale të cilat, sipas tij, përmbanin përgjime dhe informacione lidhur me keqpërdorime dhe korrupsion.

Ai deklaron se materialet ia kishte dorëzuar gazetarit Milaim Zeka për publikim, duke i dhënë këtij të fundit shumën prej 1,000 euro për publikimin e tyre”- thuhet në dosje të prokurorisë. Kallxo.com ka provuar të kontaktojë me gazetarin Milaim Zeka lidhur me këto pretendime të Prokurorisë Speciale, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij lajmi.

Fatmir Sheholli u arrestua më nën dyshimet për spiunazh. Më , Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Më , atij iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj. Më , Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Dhe më , Shehollit iu vazhdua masa e paraburgimit edhe për dy muaj, po ashtu edhe më datë të njëjtit iu vazhdua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj. Sipas këtyre vendimeve të Gjykatës së Prishtinës, Sheholli gjendet nën masën e paraburgimit që nga tetori i vitit 2025.

Fatmir Sheholli dyshohet se për një kohë ka vepruar sipas udhëzimeve dhe urdhrave të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiç.

Në dosjen e Prokurorisë Speciale që ka siguruar Kalllxo.com, thuhet se Sheholli ka qenë i rekrutuar nga BIA dhe ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke mbledhur të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me disa prona “kinse të uzurpuara” të komunitetit serb në Kosovë, e po ashtu në lidhje me aktivitete biznesore, si dhe me gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Detyrat e Shehollit sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, ishin grumbullimi i informacioneve dhe shpërndarja e tyre në mediat online në Kosovë. Po ashtu në dosje thuhet se Sheholli ishte nën hetime nga Prokuroria që nga muaji gusht i vitit 2024 dhe për një kohë ai ishte edhe në përgjim fizik.

Në vëzhgimet direkte sipas dosjes së prokurorisë është zbuluar edhe një skemë ku Sheholli ka pranuar informacione nga BIA të cilat më pas janë publikuar në media në Kosovë. Këto të dhëna pastaj, sipas Prokurorisë Speciale, Sheholli dyshohet se i ka përcjellë zyrtarit të lartë të BIA-s, përmes komunikimeve telefonike.

Më , Kallxo.com publikoi hulumtimin për një dosje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës , e cila ishte dorëzuar në Prokurorinë Speciale kah mesi i vitit 2024, teksa përmendej edhe Fatmir Sheholli.

Burimi: Kallxo