Gjendet drogë e fshehur në ushqime në paraburgimin e 313 në Tiranë,

0%

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është sekuestruar në paraburgimin 313 në Tiranë, gjatë një kontrolli të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Gjatë kontrollit në ambientet e paraburgimit të 313, është konstatuar një sasi lënde narkotike e fshehur në ushqime, bëjnë me dije burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha . Sipas të njëjtave burime, dyshohet se bëhet fjalë për hashash dhe kokainë.

Kontrolli është kryer nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP). Zbulimi i lëndës narkotike vjen në një kohë kur kontrollet në institucionet penitenciare kanë evidentuar edhe raste të tjera të futjes së sendeve të ndaluara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm një ditë më parë, gjatë një kontrolli në burgun e Fushë-Krujës, është gjetur një telefon celular. Ndërkohë, një tjetër celular ishte konstatuar javën e kaluar në burgun e Peqinit. Kontrollet synojnë evidentimin dhe parandalimin e futjes së lëndëve narkotike, telefonave celularë dhe sendeve të tjera të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit. /Tch

Burimi: Telegrafi