Filmi “Shame and Money” i Visar Morinës do të shfaqet në edicionin e 18-të të “Prishtina International Film Festival” (PriFest), i cili do të mbahet nga 8 deri më në Prishtinë. Përmes faqes zyrtare në Facebook, “PriFest” ka njoftuar se me shfaqjen e filmin “Shame and Money” do të mbyllet edicioni i 18-të i këtij festivali.
“Nuk mund ta imagjinonim një film më të fuqishëm për ta mbyllur edicionin e sivjetshëm të festivalit. Një zë i fuqishëm nga Kosova, tashmë mes filmave që garojnë në rrugëtimin drejt Edicionit të 99-të të Academy Awards (Oscar), rikthehet në Prishtinë për ta mbyllur ‘PriFest’-in”- thuhet në njoftimin e “PriFest”-it në Facebook.
Në janar të këtij viti, “Shame and Money” (Turpi dhe paraja) ka fituar Çmimit “Grand Jury Prize” në Festivalin e Filmit në Sundance (Sundance Film Festival) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u kualifikuar automatikisht për garën për “Oscar”, në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar, që mbahet në mars të vitit 2027.
Filmi “Shame and Money” rrëfen për një familje nga Kosova, e cila pasi humbi jetesën në fshat, detyrohet të zhvendoset në kryeqytet, në kërkim të një vendi në shoqërinë hiperkapitaliste.
Ky filmë bashkë me filmin “Dua” të Blerta Bashollit ishin pjesë e garës zyrtare në Festivalin e Filmit në Sarajevë (Sarajevo Film Festival -SFF) që u mbajt nga 14 deri më në Sarajevë në Bosnje dhe Hercegovinë.
