Aksident i rëndë në Ozdrim, raportohet për të lënduar

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, në fshatin Ozdrim të Pejës. Dy vetura janë përplasur rëndë ndërmjet vete, në aksidentin që ndodhi në rrethana të panjohura.

Lajmin për ‘Peja në Fokus’ e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Luan Voci, i cili tha se ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas pranimit të njoftimit dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme për të lënduarit. Media ka kontaktuar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.

Burimi: Bota Sot