Leao i refuzon dy klube, Milani shpreson te oferta e opsionit të tretë

0%

Afati kalimtar i verës ka hyrë në javën e fundit, ndërsa njëri prej emrave më të përfolur të kësaj merkatoje vazhdon të jetë Rafael Leao. Milani, tashmë nuk është sekret, do të ishte i gatshëm ta shiste sulmuesin portugez gjatë këtij afati kalimtar, por për momentin janë disa pengesa që duhet të tejkalohen. E para lidhet me vlerësimin që Milani i ka bërë lojtarit.

Klubi italian nuk ka ndërmend ta shesë lirë numrin 10, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”. Megjithatë, pengesa kryesore aktualisht lidhet me vetë Leao, i cili tashmë ka refuzuar disa destinacione, pavarësisht përpjekjeve të menaxherit të tij, Jorge Mendes, për të gjetur një zgjidhje.

Rafael Leao, siç ishte raportuar edhe javën e kaluar, kishte refuzuar një transferim te Aston Villa. Megjithatë, me shpresën se lojtari mund të ndryshonte mendje, Milani u ul në tryezën e negociatave me klubin anglez. Palët, megjithatë, nuk arritën marrëveshje dhe kjo pistë tashmë është ftohur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kontaktet mes dy klubeve nuk sollën marrëveshje sa i përket kostos së operacionit, ndërsa Aston Villa po tërhiqet nga gara për sulmuesin e Milanit. Përveç kësaj, Leao ka refuzuar edhe ofertën e Al Hilalit të Simone Inzaghit. Klubi saudit më pas u orientua fillimisht drejt Conceicaos dhe më pas drejt Martinellit.

Ideja e Leaos mbetet e njëjtë: të qëndrojë te Milani, me të cilin ka edhe dy vite kontratë, ose të transferohet te Galatasaray. Për këtë mundësi të fundit ka zhvillime të reja. Klubi turk është tashmë i gatshëm ta rrisë ofertën, ndryshe nga ajo që kishte bërë të ditur ditët e fundit. Galatasaray është gati të ofrojë 40 milionë euro, plus disa bonuse të vogla.

Kjo shifër nuk po e bind plotësisht Milanin, por me vetëm një javë të mbetur nga mbyllja e afatit kalimtar, gjithçka mund të ndodhë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com