Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A! Amir Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serie A, duke u përfshirë në formacionin ideal të javës. Mbrojtësi kosovar zhvilloi një paraqitje të sigurt në fitoren e Napolit 2:0 ndaj Genoas, në ndeshjen hapëse të sezonit.
Rrahmani ishte një prej lojtarëve më të dalluar në mbrojtjen e Napolit, ndërsa paraqitja e tij është vlerësuar edhe nga Sofascore, e cila e ka përfshirë në 11-shen më të mirë të javës.
Burimi:
Bota Sot
