Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj sot do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Pas tri paraqitjeve të para në këtë garë, “Dardanët” rikthehen në parket për një tjetër sfidë të fortë, kësaj radhe ndaj Turqisë. Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet sot, nga ora , në kuadër të Lojërave Mesdhetare në Taranto, raporton kosovapress.
Volejbollistët kosovarë synojnë të japin maksimumin në këtë përballje dhe të vazhdojnë paraqitjet e tyre në pjesëmarrjen historike në këtë ngjarje shumësportëshe.
