Dosja e PSRK-së, si vëzhgohej Sheholli dhe pretendimet se Milaim Zeka

0%

Fatmir Sheholli, i akuzuar tashmë për spiunazh dhe shantazh, ishte nën përcjelle të prokurorisë speciale gjatë tërë aktivitetit të tij, thuhet në dosje. Ndaj Shehollit, PSRK kishte lëshuar masa të fshehta siç ishin fotografimi në vende të fshehta dhe vëzhgim në vende private.

Nën llupën e PSRK-së, Sheholli sipas dosjes u takua edhe me Milaim Zekën më , që kishte për t`i dhënë materiale që sipas Prokurorisë do të publikoheshin në emisionin “Pa rrotlla”. Këto materiale sipas Prokurorisë do t`i dorëzoheshin Zekës, nga Sheholli për një agjendë të BIA-së serbe. Por sipas dosjes, thuhet se Zeka do të merrte para në këmbim të publikimit të këtyre materialeve.

KALLXO ka tentuar të marrë një deklaratë nga Milaim Zeka, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike. Në dosjen voluminoze të PSRK-së, Sheholli do të përgjohej në çdo cep që shkelte, përfshirë edhe veturën që e ngiste. Prokuroria në dosjen e saj përmend secilin detaj përfshirë edhe monitorimin e vizitave që Sheholli i mbante në qendër të paraburgimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në dosjen e Prokurorisë, në pikën dy specifikohet se Sheholli kishte shtantazhuar Arben Jetullahun duke e dëmtuar të njëjtin në vlerë prej 13 mijë euro. Fatmir Sheholli u arrestua më nën dyshimet për spiunazh. Më , Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Më , atij iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj.

Më , Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Dhe më , Shehollit iu vazhdua masa e paraburgimit edhe për dy muaj, po ashtu edhe më datë të njëjtit iu vazhdua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj. Sipas këtyre vendimeve të Gjykatës së Prishtinës, Sheholli gjendet nën masën e paraburgimit që nga tetori i vitit 2025.

Fatmir Sheholli dyshohet se për një kohë ka vepruar sipas udhëzimeve dhe urdhrave të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiç.

Në dosjen e Prokurorisë Speciale që ka siguruar Kalllxo.com, thuhet se Sheholli ka qenë i rekrutuar nga BIA dhe ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke mbledhur të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me disa prona “kinse të uzurpuara” të komunitetit serb në Kosovë, e po ashtu në lidhje me aktivitete biznesore, si dhe me gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Detyrat e Shehollit sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, ishin grumbullimi i informacioneve dhe shpërndarja e tyre në mediat online në Kosovë. Po ashtu në dosje thuhet se Sheholli ishte nën hetime nga Prokuroria që nga muaji gusht i vitit 2024 dhe për një kohë ai ishte edhe në përgjim fizik.

Në vëzhgimet direkte sipas dosjes së prokurorisë është zbuluar edhe një skemë ku Sheholli ka pranuar informacione nga BIA të cilat më pas janë publikuar në media në Kosovë. Këto të dhëna pastaj, sipas Prokurorisë Speciale, Sheholli dyshohet se i ka përcjellë zyrtarit të lartë të BIA-s, përmes komunikimeve telefonike.

Më , Kallxo.com publikoi hulumtimin për një dosje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës , e cila ishte dorëzuar në Prokurorinë Speciale kah mesi i vitit 2024, teksa përmendej edhe Fatmir Sheholli.

Burimi: Kallxo